Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Një i dyshuar mashkull është arrestuar pasi i njëjti kishte kanosur nënën e tij.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari fillimisht e kishte kanosur me thikë viktimën dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Prizren 09.04.2022-19:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.