Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

nga Revista Kosovarja

Shqipëria do të përjetojë sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Mbi artikull

Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, me një rritje prej rreth dy gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Porja, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat më pas do të shtrihen edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

Moneytizer Paragrafi 4

“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, tha meteorologia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]