fbpx

E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që humbi jetën disa ditë pas aksidentit në Pejë

nga Revista Kosovarja

Mediat kanë raportuar gjatë ditës se njëri nga të aksidentuarit e ditës së premte, më 27 qeshor në rrugën “Bekim Berisha Abeja” në Pejë, ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë.

Viktima e këtij aksidenti është Mirzatin Berani, ngasësi i motoçikletës.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, plagët e rënda që pësoi nga aksidenti rezultuan fatale.

Bëhet e ditur se ai do të varroset sot në orën 18:00 në varrezat e Pejës.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]