fbpx

E rëndë: Theren me thikë dy të mitur në qendër të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur janë therur me thikë te rruga “Luan Haradinaj”.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët janë sulmuar me mjetin e mprehtë nga një person i dyshuar.

Viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është stabile.

I dyshuari tashmë është identifikuar dhe Policia po e kërkon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]