fbpx

E rëndë, vritet influencerja e Tik-Tokut

nga Revista Kosovarja

Influencuesja meksikane e TikTok-ut që kishte mbi 95,000 ndjekës, u vra në sallonin e saj të bukurisë

Një influencuese e njohur në rrjetin social TikTok, Valeria Marquez, është vrarë nga një person i armatosur në shtetin Jalisco të Meksikës Perëndimore, njoftoi të martën zyra e prokurorit të shtetit.

23-vjeçarja, e cila numëronte rreth 95,000 ndjekës në TikTok, ishte e njohur për videot e saj mbi bukurinë dhe stilin e jetesës, disa prej të cilave kishin arritur deri në 800,000 shikime. “Viktima ishte aktive dhe me ndikim në mediat sociale,” thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorisë.

Krimi ndodhi rreth orës 18:30 të mbrëmjes (02:30 sipas orës sonë) në sallonin e bukurisë në pronësi të Valeria Marquez, në Zapopan – në periferi të qytetit Guadalajara, kryeqyteti i shtetit Jalisco.

“Sipas hetimeve fillestare, ajo ndodhej në institutin e saj kur një burrë hyri brenda dhe, siç duket, e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur,” sqaroi prokuroria në deklaratën e saj.

Policia mbërriti me urgjencë në vendin e ngjarjes pasi mori një telefonatë në linjën e emergjencës dhe konfirmoi vdekjen e të resë.

Dhuna ndaj grave mbetet një plagë e rëndë në Meksikë, ku sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 70% e grave mbi moshën 15 vjeç raportojnë se janë përballur me ndonjë formë dhune gjatë jetës së tyre. Statistikat tronditëse përfshijnë edhe nivelin alarmant të femicidit, ku çdo ditë në vend raportohen mesatarisht 10 vrasje të grave apo vajzave.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]