fbpx

E revoltuar Tuna Sejdi kërkon shkarkimin e gjyqtares shqiptare që e dënoi me 8 muaj personin që dhunoi një 15-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Gjatë 25 tetorit, opinioni u trondit me lajmin se një person është dënuar me 8 muaj e 8 ditë nën akuzën e dhunimit të një 15-vjeçareje nga Gjykata Themelore e Pejës. Gjykatëse e këtij rasti ishte Florije Zatriqi, e për këtë shkak shumë organizata, aktivistë e individë po kërkojnë shkarkimin e saj.

Sipas tyre, ndaj gjykatëses Florije Zatriqi duhet të zhvillohet procedurë disiplinore dhe në bazë përfundimeve të procesit t’i jepet masa disiplinore e merituar që konsiderojmë se duhet të jetë shkarkimi.

Një qëndrim të tillë ka treguar edhe Tuna me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke vendosur edhe një “X” në fotografinë e Zatriqit ku shkruan “bërllog i korruptum”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]