Arjola Demiraj ka bërë një rrëfim prekës sa i përket vajzës së saj të madhe, Helgës.
Ajo ka treguar se për një vit nuk e kishte takuar vajzën e saj, pasi ajo refuzonte të jetonte me të.
Aktorja nga Tropoja ka treguar se një ditë vendosi të shkonte te shkolla dhe ta rrëmbente atë.
“Shkova te shkolla dhe e prita derisa përfundoi mësimin. Aty e mbërtheva me duart e mia dhe e futa në makinë. Aty dëgjova pas një viti fjalën “mam” nga ajo”, tregoi mes lotësh Arjola.
Pas këtij rrëfimi, Arjola takoi tre fëmijët e saj në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.