fbpx

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin dhe fotografinë e viktimës që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Bujar Zekën, 21-vjeçarin që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK – ku fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate.

Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse janë shkelur protokollet e sigurisë në vendin e punës, me dyshimin se nuk ishin respektuar pajisjet mbrojtëse të domosdoshme për punëtorët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]