fbpx

“E uruam njëri-tjetrin, kush e uroi Kurtin”, Haradinaj tregon për mënyrën e bashkëpunimit me partitë

nga Revista Kosovarja

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë opozitare për qeverinë e re. Ai thekson se nuk kërkon kushte për poste.

Haradinaj në emisionin Pressing në T7 thotë se është e rëndësishme që PDK dhe LDK të mirren vesh, ndërsa thotë se AAK nuk vendos pengesa.

“Unë nuk kam asnjë kërkesë, as pengesë. Jam menjëherë me bashkëpunu. Ta gjejmë zgjedhje e duhur, të ecim përpara për vend. Qysh të merren vesh jam dakord, kryesisht PDK-LDK është mirë me u marr vesh edhe unë nuk ia prishi, as nuk qes kushte për poste”.

Tutje, Haradinaj thotë se me Hamzën e Abdixhikun i kanë shkëmbyer urimet për zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa shtoi pyetjen se kush e uroi Kurtin?.

“Po i kemi ndërru urimet e rezultatit, këto urimet bazike por jo komunikim për qeverisje. Ka fitu Kurti, sipas festës që boni, kush ia uroi Kurtit. Duhet të bëjmë kujdes për cka po flasim, nuk jam i ri në politikë, jam dikun 25 vjet aktiv. Jo që i kuptoj, por i di pasojat. Kryeministri që ka qeverisë me vend për 4 vjet, merre me mend sa keq e ka lon ky shijen, te ato shtete, ato qeveri sa që kerkush mos me u interesu e me kap telefonin(me ia uru)”, përfundoi Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]