fbpx

E vërteta ‘e lidhjes’ së Dafina Zeqirit me biznesmenin e njohur

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Dafina Zeqiri është përfolur ditëve të fundit për një ndarje nga DJ Geek, dhe krijimin e një lidhje të re dashurie.
Madje, fotografitë e Dafina Zeqirit duke u shoqëruar nga një tjetër mashkull, në Prishtinë, u publikuan para pak ditësh edhe në portale. Personi në foto u zbulua se quhej Kreshnik Gjergji dhe u aludua se është biznesmen.

Por, që në të vërtetë nuk është ashtu, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Madje, personi në fjalë, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net as nuk është i dashuri i Dafinës. Përkundrazi, dyshja kanë një lidhje familjare mes vete, dhe vetë këngëtarja e njohur në një foto të publikuar kohë më parë në Instagram e prezantoi atë si “kushëri”.

“Cuzinko jem i miri”, e përshkruante dukur Dafina një nga takimet me “të dashurin e ri’, që kishte ndodhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, e ku Gjergji nuk ishte i pranishëm në festen e saj të madhe të organizuar gjatë prillit.

Kreshnik Gjergji, ndonëse totalisht i pa njohur për publikun, është shfaqur edhe më parë i afërt me menaxhmentin e këngëtares Zeqiri, bazuar në Instastoryt që këngëtarja i ka shpërndarë në të kaluarën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]