fbpx

‘E vështirë lufta jote sonte’, Vesa me mesazh për Big Bastën para finales

nga Revista Kosovarja

Sonte mbahet finalja e spektaklit “Ferma VIP 2”, ku njëri nga pesë finalistët është këngëtari i njohur shqiptar, Big Basta. Në këtë natë të rëndësishme, partnerja e tij, Vesa Luma, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një mesazh të ndjerë dhe emocional për Big Bastën.

Përmes një postimi në Instagram, Vesa e ka vlerësuar maksimalisht rrugëtimin e Big Bastës në këtë reality show, duke e cilësuar sjelljen dhe qëndrimin e tij si përfaqësuese të mijëra familjeve shqiptare.

“Djalin e ke bërë krenar sa s’ka jeta ime. Kështu je rritur ti, unë, e të gjithë që rrethojnë familjet tona dhe jo vetëm,” shkruan ajo, duke shtuar se qëndrimi i partnerit të saj ka qenë model frymëzues për shumë të rinj dhe prindër që ndjekin spektaklin.

Vesa gjithashtu ndalet te vështirësitë që një lojtar has në një reality show dhe mënyra se si loja është “servuar” ndër vite. Ajo thekson se, ndonëse shpesh reality show-t mund të jenë të vështirë për t’u përballuar emocionalisht, ajo beson fuqishëm në ndikimin pozitiv që Big Basta ka lënë në publik, si një model për familjen, babanë, burrin dhe njeriun me vlera.

“Sido që të jetë e sido që të dalësh – me fitore apo jo – sonte do të jetë një nga netët më të bukura të jetës tende,” vazhdoi Vesa, duke e mbyllur me fjalët: “Të gjithë jemi jashtëzakonisht krenar me ty!”

Sonte shpallet fituesi ‘Ferma VIP’! Kush mendoni që do rrëmbejë vendin e parë?

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]