fbpx

“E zhgënjyer nga Limi”, Keisi tregon si e priti i dashuri jashtë

nga Revista Kosovarja

Pasi u përfol për një lidhje të mundshme me Limin brenda dhe jashtë “Ferma VIP”, Keisi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga formati, duke shprehur zhgënjimin e saj dhe sqaruar se partneri i saj jashtë nuk ka asnjë lidhje me Limin. E ftuar në “Ferma Club”, Keisi u përball me gazetarin Elton Tozaj, i cili ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj saj gjatë qëndrimit në fermë.

“Kam dëgjuar çfarë është diskutuar. Eltoni ka thënë që Keisi dhe Limi janë partnerë jashtë. Dua të të them që partneri im nuk e ka emrin Limi. Shpresoj të kesh mundësi ta njohësh, se edhe ai ka shumë dëshirë të të njohë nga afër,” tha Keisi, duke bërë që Elton Tozaj të reagojë menjëherë: “Po më kërcënon? Ti duhet të ishe përjashtuar me kohë!”

Për Lim-in, Keisi u shpreh e zhgënjyer:

“Jam zhgënjyer nga Limi. Kur kam dalë jashtë, kam parë disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer, por nuk dua t’i flas. Në momentin që më ka thënë: ‘Ke qenë thjesht një kamariere’, më lëndoi. Ndërkohë unë e kam mbrojtur gjatë gjithë kohës. Nuk e di kush ja menaxhon Instagramin, por e ka shpërndarë vazhdimisht këtë pjesë. Limi i ka përdorur vajzat për lojë – unë e kam mohuar këtë brenda, kam thënë që i do dhe i respekton femrat.”

Në fund, Keisi pranoi dhe një tjetër gabim të saj gjatë qëndrimit në fermë: “Gabimi im është që i kam dhënë aq zë Albës, që nuk e meriton.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]