Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E zyrtarizon Abdixhiku: Ai i propozuar për kryeministër, Osmani për presidente

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar propozimin e tij si kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Mbi artikull

Ai po ashtu e konfirmoi që ka propozuar të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, ka njoftuar Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua, Kryetar të LDK-së, kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës”.

Moneytizer Paragrafi 4

Abdixhiku pohoi se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]