fbpx

“Eb Nail Salon”, vendi ideal për thonjë dhe shërbime ekskluzive estetike

nga Revista Kosovarja

“EB Nail Salon” është salloni për manikyr dhe pedikyr që ofron shërbime profesionale, cilësore dhe tejet inovative.

Qellimi primar i sallonit është ti ofroj të gjitha femrave shërbime korrekte dhe me nivel të lartë profesional, një vend komod, sa modest aq edhe luksoz, i cili i ka munguar Prishtinës. Klientet ndihen si në shtëpi.

“EB Nail Salon”, bëhet manikyri, pedikyri, riparimi, mbjellja dhe zgjatja e thonjëve, gjithmonë me produktet më cilësore në treg, si Victoria Vynn, Cuccio, etj dhe natyrisht duke përdorur teknikat më të avancuara të punës.

Siç kuptojmë, një kërkesë e madhe e klientëve është edhe trajtimi dhe kujdesi ndaj këmbëve. Tretmani Bella SPA nisë me pastrimin dhe zbutjen këmbëve me anë të kriprave organike, gërryerjen dhe scrubin që largon lëkuren e vdekur. Dhe për fund përdoret maska me kremra rigjenerues për mirëmbajtjen e lëkurës.

Kujtojmë që për trajnimin e stafit të “EB Nail Salon”, është kujdesur edukatorja e rangut elitë, Arta Mazreku, e cila njihet për teknikat inovative.

Për tu ndjerë si në shtëpi teksa merrni shërbimet më ekskluzive, veç tek “EB Nail Salon”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]