Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e “vajton” marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus.
Por sipas Haradinajt, Osmani po e heshtë refuzimin e e projektit të gazsjellësit amerikan nga kryeministri Kurti.
“Ec e bjeri në fije”, thotë ai”.
“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj.
Vuçiq ka thënë se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Ndryshe, Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.