fbpx

Edhe durimi ka fund!

nga Revista Kosovarja

Vrasja e kohës është vetëm një emër për mënyrën tjetër se si koha na vret neve…

Nuk duket racionale përherë ta fajësojmë historinë, ta fajësojmë Evropën, botën për padrejtësitë ndaj kombit dhe popullit tonë. Këto fajësime nuk janë kontestuese.
Por, po qe se vazhdojmë të merremi me vetveten, do të pranojmë logjikën vetërrënuese. Gjendja në të cilën jemi nuk mund të përballohet as lehtë e as shpejt pa bashkimin e forcave. Dhe, po qe se këtë nuk e bëjmë, do të ballafaqohemi me plasaritje dhe ndarje të reja.
E, plasaritjet dhe ndarjet populli dhe kombi shqiptar i ka paguar shumë shtrenjtë në të kaluarën.
Kërcënohet rreziku që këto të tashmet t’i paguajmë edhe më shtrenjtë…

*
Me politikë duam të merremi të gjithë, edhe pse marrja me politikë kërkon prirje të veçantë. Politika nuk është zeje që mësohet, por shkathtësi që lind e zhvillohet.

*
Partitë tona gabimet e partive të tjera i qesin para dhe i shohin, ndërsa gabimet e veta i qesin prapa dhe nuk i shohin!
Partitë, të cilat për veten mendojnë se janë të pagabuara, gabojnë qysh në start.
Koha po ecë…
Po ashtu, edhe mospajtimet po vazhdojnë dhe veç çka po ashpërsohen edhe më shumë.
E, populli po sheh, po duron…
Por, edhe durimi e ka një fund!

Gani Dili

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]