fbpx

Edhe dy raste pozitive me koronavirus në veri të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Edhe dy raste të reja me koronavirus janë raportuar në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq

Kjo u bë e ditur nga specialisti i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq gjatë një konference për shtyp.

Të infektuarit janë një burrë nga Zubin Potok dhe një grua nga Leposaviqi, raporton Kossev.
Që nga dita e djeshme, për analizë janë dërguar 29 mostra, dy prej të cilave janë pozitive.

Deri më tani, 266 mostra janë dërguar në Institutin në Serbi, 38 prej të cilave janë pozitive.

Nga këto raste, 20 janë në veri të Mitrovicës, në Zveçan 10, në Leposaviq katër (njëri prej të cilëve vdiq), në Zubin Potok 3 dhe 1 në komunat në pjesën qendrore të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]