Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar edhe për dy të vdekur nga koronavirusi.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka bërë të ditur se një 71 vjeçar dhe një 74 vjeçar kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.

Moneytizer Paragrafi 4

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.Nushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 107 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 23 raste aktive;
– 8 të vdekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]