fbpx

Edhe Fjolla Morina reagon për reduktimet ma energji elektrike: Neve krejt Evropën, Rusia na kish pas mbajtur more popull

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është vazhdimisht aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është e njohur për qëndrimet e saj në rrjetet sociale, ku shpesh publikon statuse të ndryshme në lidhje me ndonjë situatë të caktuar.

Fillimisht, Fjolla publikoi në InstaStory një imazh, duke komentuar si mes rreshtave situatën aktuale problematike me energjinë.

Këngëtarja Morina publikoi në InstaStory një tjetër shkrim, ku mes të tjerash shprehej: “Krizë në të gjitha anët, por neve me krejt Evropën Rusia na kish mbajtë more popull”.

E njëjta më pas vazhdoi të bënte statuse të çuditshme, të cilat nuk është se ndërlidheshin edhe shumë me njëra tjetrën.

“Qysh ke ajo thënia edhe një herë: Feja e shqiptarit është…” dhe “Në momente të vështira duhet të qëndrojmë stoik të bashkuar o patriotë”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]