Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe Ilir Meta reagon pas vendimit të Kushtetueses

nga Revista Kosovarja

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të ketë sjellje evropiane ndaj institucioneve.

Derisa ka kujtuar se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta, raporton Express./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]