Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në vjeshtë Covid do ‘ngatërrohet’ me gripin

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Institutit Italian të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha sot në Dhomën e Deputetëve se të dhënat e pandemisë nga koronavirusi tregojnë se “në vjeshtë, një patologji si Sars-cov-2 mund të jetë e pranishme” dhe se ajo “mund të ngatërrohet se simptomat e gripit”Ai tha gjithashtu se “Virusi është ende i pranishëm dhe sjelljet individuale janë masat më efektive për të ulur qarkullimin e tij”.

“Shumë njerëz që kanë rënë në kontakt me koronavirusin, dhe për këtë arsye janë të të ndjeshëm ndaj tij, janë një rezervuar për Covid”, – tha Brusaferro.

Ndërsa qeveria po vendos për lëvizshmërinë midis rajoneve në këto orë, tashmë është e sigurt që nga e mërkura e ardhshme, 3 qershor, kufijtë italianë do të rihapen për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye, “javën e ardhshme – shpjegoi Brusaferro – ne do përballemi me një sfidë që do të jetë edhe më e rëndësishme sepse lëvizshmëria midis rajoneve dhe gjithashtu ajo ndërkombëtare do të liberalizohet. Kjo do të kërkojë për të monitoruar dhe reaguar ndaj shpërthimeve”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]