fbpx

Edhe kjo aktore shqiptare dëshiron të bëhet deputete!

nga Revista Kosovarja

Aktorja shqiptare në rubrikën “After party” te Luana Vjollcës zbuloi të pathëna nga jeta e saj.

Arjola Demiri ndër të tjera tregoi dëshirën e saj për vitin 2021.

Aktorja befasoi me dëshirën e saj të cilën nuk do ta priste askush. E pyetur se ku e sheh vetën në vitin 2021? Arjola Demiri u përgjigj me shumë siguri dhe vetëbesim se dëshiron të bëhet deputete.

Kjo ide ishte paksa e çuditshme pasi që së fundi edhe kolegia e saj Adriana Matoshi është bërë pjesë e një partie politike dhe po garon në zgjedhje për deputete.

Sidoqoftë ndoshta është motivuar nga Adriana Matoshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]