fbpx

Edhe një problem tjetër për Dafina Zeqirin

nga Revista Kosovarja

Dafina Zeqiri zë vend në mesin e emrave të këngëtarëve me të suksesshëm shqiptarë.

Ajo ka shumë vite që është pjesë e karrierës muzikore shqipe, duke ndërtuar një bagazh të madh artistik, pasi, në vulën e saj janë shumë hite.

Krahas sukseseve, emri i Dafinës u përmend për prishje të shoqërisë me miqtë e saj, njëherit edhe kolegë.

Ishte një kohë e shkurt kur Dafina Zeqiri rrinte e përqafuar me Dhurata Dorën, shoqëri që nuk zgjati shumë, dyshja më nuk flasin dhe nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në rrjetet sociale, arsyeja e të cilës asnjëherë nuk u bë e ditur.

Së fundi, Dafina Zeqiri nuk flet as me Mario Novak ku ky i fundit gëzonte një shoqëri shumë të mirë me këngëtaren, saqë ishte edhe pjesë e videoklipit të këngës “Zili zili” pos që nuk ndjekën, i kanë fshirë edhe fotot e videot së bashku që i kanë pasur.

Mirëpo, tani Mario ka filluar të ketë shoqëri të mirë me rivalen e Dafinës, Dhurata Dorën dhe kjo u bë e ditur përmes disa fotografive të postuara nga vet ata, Mario shihet se po e shoqëron Dhuratën pothujase në çdo koncert e se çfarë po ‘zihet’ mes tyre, na mbetet të presim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]