fbpx

Edhe Pallatit të Rinisë po i kthehet pamja origjinale

nga Revista Kosovarja

Ka vite që Pallati i Rinisë në Prishtinë nuk e ka gëzuar kujdesin e merituar.

Gjatë qeverisjes së Përparim Rames, Prishtinës dhe shumë vendeve ikonike, por të lëna në harresë, po u kthehet nami i dikurshëm.

E njëjta po ndodh edhe me Pallatin e Rinisë, dikur vendi i shumë aktiviteteve dhe atraksioneve.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Florian Dushi, e ka lëshuar njoftimin dhe disa foto nga ndryshimi i bërë në faqen e tij në Facebook, ku ka pritur edhe një mori reagimesh pozitive.

“Hapësirat e liruara nga Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës në Pallatin e Rinisë, tani nga ana e Pallatit janë shndërruar në hapësira të bukura për argëtim dhe rekreacion të fëmijëve të Komuna e Prishtinës!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]