Edhe Peja është nxjerrur nga karantina.
Vendimi është bërë i ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Pejës.
Vendimi për karantinimin e Pejës ishte marrë më 24 prill pas paraqitjes së një numri të madh të rasteve me koronavirus në këtë komunë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë shfuqizon vendimin e datës 24.04.2020 mbi shpalljen zonë karantine të komunës së Pejës.
Me vendimin e sotëm Peja frymon edhe më lirshëm kundrejt masave parandaluese për Covid-19.
Të jemi të vetëdijshëm se vetëm me kulturë dhe disiplinë kemi të ardhme të shëndoshë.
