Policët e Kosovës në këto ditë pandemia po bëjnë një punë të palodhshme.
Ata, ashtu sikurse edhe mjekët janë heronjtë e vërtetë, pasi kur të gjithë po qëndrojnë mbyllur dhe në izolim, puna e tyre u kërkon që të jenë jashtë dhe në detyrë.
Nga puna e tyre e përditshme në terren ka edhe momente të lezetshme dhe qesharake.
Një moment të tillë simpatik e ka ndarë një qytetar i cili teksa është ndaluar nga një polic i Kosovës dhe është pyetur për numër të letërnjoftimit, ky ia ka thyer se e ka numrin 10. Polici i hutuar paksa e kthen ngjarjen në shaka, duke thënë se numrin 10 e ka vetëm Messi.