fbpx

Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë

nga Revista Kosovarja

Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civilë, konfirmojnë autoritetet e sigurisë, ndërsa bëjnë të ditur se në të ishte e përfshirë edhe një veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë, transmeton klankosova.tv.

”Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]