fbpx

Edhe Romeo tashmë do jetë pjesë e “5 Herë Jo”, por falë muzikës

nga Revista Kosovarja

Një nga gjërat që njerëzit kanë pëlqyer më shumë nga filmi “5 Herë Jo”, me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, është edhe kolona zanore, më saktësisht kënga “Obsesion” nga Alban Skënderaj.

Kënga është kthyer në hit, falë filmit e jo vetëm, ndërkohë që mesa duket Albani dhe ekipi kanë një surprizë për fansat, duke bërë edhe një tjetër version të projektit.

Sic ka bërë me dije Bora në një postim në Instagram, ditën e nesërme do vijë edhe versioni për të kërcyer i këngës, sepse deri më tani kemi qarë me melodinë dhe tekstin, por nga ana tjetër, ky version i ri do ketë edhe një tjetër protagonist. Bëhet fjalë për Romeo Veshajn, që me gjasë do të bëjë një pjesë rap në këngë, duke u bërë kështu pjesë e filmit, deshi apo nuk deshi, por falë “Obsesionit”.

Në postimin në Instagram mund të dëgjojmë pak nga kënga, ndërsa Bora, Donaldi, Albani dhe vetë Romeo shfaqen duke kërcyer, ashtu sic do bëjmë me gjasë të gjithë ne.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]