Ramadan Krasniqi i njohur edhe si Dani, lindi më 5 gusht të vitit 1958 në qytetin e bukur të Pejës. Dani është zëri i mrekullueshëm i muzikës popullore, por edhe asaj të lehtë, shkruan “Kosovarja”.
Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën “Vëllezërit Bakraqi”. Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974.
Ka më se 34 albume muzikore te edituara në treg, të gjithë të mbushur me këngë hite dhe të paharruara nga publiku.
Ani pse 63 vjeç, Ramadan Krasniqi-Dani, është ende mjaftë aktiv, i kërkuar dhe i pëlqyer nga publiku, madje edhe nga të rinjët që ia dijnë këngët përmendsh.