Të gjithë e njohin, ja kanë dëgjuar zërin e këngët dhe shumë njerëz e pëlqejnë muzikën e stilin e saj dhe jo pa arsye.
Yllka Kuqi është cilësuar si “Giorgia” kosovare, duke qenë një ndër këngëtaret e rralla që ka bërë bum që në paraqitjen e parë në skenë, me potencialin e madh dhe ngjyrën karakteristike të zërit, me një shtrirje të gjërë të vokalit, shkruan “Kosovarja”.
Për të muzika është një nocion shumë i gjerë që nuk mund ta përmbledh me një fjalë e as me një fjali të vetme. Në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo gjendje ajo ka dëshirë të shoqërohet nga muzika dhe të këndoj ngase këndimi i vie mu nga thellësia e shpirtit. Kështu thekson edhe vetë këngëtarja e mirënjohur.
Ndryshe, këngëtarja me profesion është psikologe, për çka edhe ka kryer studimet master.
View this post on Instagram