Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe shtatë vendvotime të paprocesuara, numërimi i votave po shkon drejt fundit

nga Revista Kosovarja

Që nga mbrëmë në orën 22:12 nuk ka ndryshuar asgjë. Kjo ishte ora kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit në faqen e saj.

Mbi artikull

Edhe 7 vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.

Nga 2533 vendvotime, deri të mërkurnë në orën 22:12 janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota.

Moneytizer Paragrafi 4

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota.

Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind.

Ndërkohë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka nisur të mërkurën edhe në 14 komuna, krahas Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit e Parteshit, ku numërimi ka nisur një ditë më parë.

Në 20 komuna të tjera, ky proces ende nuk ka nisur.

Uebfaqja e KQZ-së që nga nisja e numërimit ka pasur probleme në shfaqjen e numrave. Në mbrëmjen e 9 shkurtit, KQZ-ja njoftoi se të dhënat nuk duhet të merren parasysh për shkak të telasheve me faqen.

Në mëngjesin e së hënës, KQZ-ja tha se kjo çështje është rregulluar, por faqja sërish ka pasur probleme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]