fbpx

Edhe sot pa sukses dështimi i 29-të në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Për të 29-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.

Derisa asnjëra nga partitë nuk lëviz nga qëndrimet e tyre, në Kuvendin e Kosovës dhe 4 muaj pas zgjedhjeve, vazhdon të përseritet situata e njëjtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11:00.

Ndryshe, në sallë të pranishëm ishin 102 deputetë, 53 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]