fbpx

Edhe sot protestojnë punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, shkak rritja e pagave

nga Revista Kosovarja

Punëtorët e kompanisë regjionale “Pastrimi Sh.A” janë duke protestuar edhe sot në kërkim të rritjes së pagave.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe kanë thënë se nuk do të heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka konfirmuar se janë në takim urgjent për zgjidhjen e problemit me punëtorët që po protestojnë.

“Menaxhmenti i Kompanisë “Pastrimi”, dhe Bordi i Drejtorëve u deklaruan se është për ngritjen e pagave meqenëse me kontratën e re të po sa nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë ”Pastrimi”, SH.A, ka një rritje të numrit të klientëve, dhe kjo rritje e numrit të klientëve do duhej të reflektonte në përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, andaj Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve u zotuan që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive-(të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re.

Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve, qëndrojnë në qëndrimet e veta që ngritja të bëhet menjëherë dhe që rritja të bëhet sipas kërkesës se tyre .

Megjithatë diskutimet dhe analizimi i gjendjes financiare e KRM ”Pastrimi” SH.A në mes palëve po vazhdon.”, njoftoi dje kompania.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]