fbpx

Edi e bënë publike lidhjen me Anisën, ja ku e dërgon

nga Revista Kosovarja

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me thashetheme për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3.

Kanë qenë të dy që kanë lënë mesazhe të koduara në rrjete sociale që nuk lënë hapësirë për dyshim.

Ndërsa intervista e fundit e Anisës, ku ajo u shpreh me fjalët enigmatike “As s’po thom jo e as s’po thom po. Nashta”, ndezi më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

Kjo pasi, atë Edi e ripostoi në profilin e tij.

Sot, Edi postoi në InstaStory një foto të një shishe Coca-Cola, me emrin “Anisa” mbi të.

Duket se ai në një formë ose tjetrën e ka “marrë’ Anisën me vete në Bajram Curr të Tropojës, nga ku është shfaqur duke u freskuar me pijen që mban emrin e saj.

Kur do të dalin me një foto krah njëri-tjetrit? Me gjithë këtë intenzitet e dashuri në distancë, kjo ditë, s’duket e largët!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]