Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edi Rama ndan videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një videokartolinë lamtumire për ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tyre dhe do të mbetet në vendin e nderit në historinë e familjes së PS-së.

Mbi artikull

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]