Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E pickoi gjarpri helmues, Forca Ajrore shqiptare shpëton shtetasin nga Kosova

nga Revista Kosovarja

Forca Ajrore shqiptare i është përgjigjur një thirrjeje urgjente për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova që ishte pickuar nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm, në Tropojë.

Mbi artikull

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së premte, në një terren të vështirë malor, në shtegun midis Currajve të Poshtëm dhe Currajve të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, Forca Ajrore shqiptare u bashkua me autoritetet vendore për realizimin e operacionit të shpëtimit ajror.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, i plagosuri u transportua me helikopter drejt spitalit të Bajram Currit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Pamjet:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]