fbpx

Edi Rama nga Kievi: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë e ka sanksionuar Rusinë

nga Revista Kosovarja

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviq nga Kievi, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje edhe rastin e Kosovës, të cilën Ukraina nuk e njeh si shtet sovran.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha kryeministri shqiptar.

“Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat”, shtoi tutje Rama.

Ai po qëndron në Ukrainë bashkë me homologun malazez Dritan Abazoviq. Të dy, kanë ftuar edhe kryeministrat tjerë të rajonit të udhëtojnë me ta, por askush nuk u është bashkangjitur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]