185
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot feston ditën e lindjes.
Ai mbushi plot 61 vjet, transmeton Klankosova.tv.
Rama është një politikan, artist dhe shkrimtar shqiptar i cili ka shërbyer si kryeministri i 33-të dhe në detyrë i Shqipërisë që nga viti 2013 dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005.
Ai ka qenë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga viti 1998 deri në vitin 2000. I zgjedhur për herë të parë si kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2000, ai u rizgjodh në vitet 2003 dhe 2007.