Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i ndarë nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 45-të.
Ai la pas bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani, dhe dy vajzat e tyre.Në këtë ditë të veçantë, Edlira ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të bashkëshortit të ndjerë, duke prekur zemrat e ndjekësve me fjalët e saj plot ndjenjë dhe reflektim:
“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.
Dedikimi i saj vjen si një kujtesë për vlerën e dashurisë, pranisë dhe kujdesit për njerëzit e dashur, mesazhe që marrin edhe më shumë peshë në mungesë.