fbpx

Edon Zhegova na prezanton më të dashurën e re

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka prezantuar veturën e re, imazhe të të cilës i ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez, Lille, i ka bërë vetes dhuratë një Ferrari luksoz.

Është fjala për modelin Ferrari F8 Tributo, të cilin Zhegrova e ka zgjedhur me ngjyrë të kuqe.

“Dashuria ime e re. Do të punoj akoma më fort. Nuk ma bleu mami as babi, e bleva vet”, është mbishkrimi në njërën prej fotografive të shpërndara.


Kujtojmë që para se të shkonte te Lille, anësori ka qenë pjesë e Genkut dhe Baselit në nivelin e seniorëve, ndërsa është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës nga viti 2018.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]