fbpx

Edona mahnitëse me versionin e ri të këngës ‘Shingjergjat’

nga Revista Kosovarja

“Shingjergjat” është video-projekti i ri muzikor i këngëtares së njohur, Edona Llalloshi. Në fakt, kjo është një këngë e vjetër folklorike e kënduar nga Hashim Shala, e që vjen në një version të ri nga Edona.

“Një ri-orkestrim i shkëlqyeshëm nga kompozitori Afrim Macula, i përcjell me videoklip mahnitës nga Milot Llalloshi – EMFcreative”, ka shkruar këngëtarja kosovare pas publikut të këngës dhe klipit.

VIDEO KËTU

Ndryshe, Edona Llalloshi shumë shpejt do të vijë me një surprizë të veçantë për dëgjuesit e muzikës së saj që do të mund ta ndjekim pikërisht në T7.

“Simpatia”, “Borxhi i dashurisë” e “Ditë për ditë” janë vetëm disa nga hitet e mëdha ndër vite të Llalloshit.

Duke klikuar KËTU mund ta dëgjoni këngën më të re të Edonës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]