Disa nga banorët e BBVK, po vazhdojnë akoma shoqërinë e tyre.
Njëra ndër ta që ka raportet të mira thuajse me të gjithë është Edona James.
Pasi u fol se çifti që u krijua në atë shtëpi janë ndarë, Edona ka thënë se do ta telefonojë Lumbardhin për të pyetur se si qëndron e vërteta.
Gjatë kohës sa ishte live në ‘’TikTok’’, ajo duket se po zhvillon një bisedë imagjinare me Lumbardhin ku e pyet se a është ndarë me Kaderin, të cilën e quan ”macë”.
Nuk dihet nëse Edona ka informacione rreth tyre, por në fund thotë se nuk janë ndarë.
https://www.tiktok.com/@thenearest6/video/7364379986301603118?embed_source=121374463%2C121409638%2C121404359%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=insajderi.org%2Fedona-telefonon-lumbardhin-e-pyet-se-a-jane-ndare-me-kaderin%2F&referer_video_id=7364379986301603118