fbpx

Edoni tha se ka banorë të komunitetit LGTBI brenda, reagojnë Stresi, Getinjo dhe Arta

nga Revista Kosovarja

Pak pasi ka dalë nga BBVK, Edoni ka deklaruar se dyshon se ka banorë që i përkasin komunitetit LGBTI brenda shtëpisë.

Rreth kësaj deklarate reaguan Getinjo, Stresi e Arta, të cilët thanë se nuk i duket që dikush nga banorët i përket këtij komuniteti.

“Edoni ka përvojë në këtë aspekt, mundet me e pa ndryshe. Nuk kam ndonjë dyshim, s’e di”, u shpreh Getinjo.

“Çdo kush kur del nga shtëpia çka s’thotë, e respektoj mendimin e vet. Mendoj se ka vajza e gra të nderume, kështu që nuk mendoj që ka të tilla këtu”, tha Stresi.

“Ata që kanë guxim me dalë haptas, shumë mirë, respekt. Po tani ndoshta duhet me ia respektu dëshirën për të mos u lajmëru, kështu që s’mu ka dukur dikush përveç Edonit, as ai s’më është dukur veç që ka treguar vetë”, u shpreh Arta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]