fbpx

Efi deklaroi se ka pasur përplasje mes saj dhe Zhaklinës në prapaskenë

nga Revista Kosovarja

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” Efi debatoi ashpër me dy opinionistët, Zhaklina Lekatari dhe Arbër Hajdarin. Këta dy të fundit e akuzuan se ndryshoi sjelljen me Luizin pasi pa mbështetjen e publikut dhe se I jep të drejtë edhe kur e ka gabim.

Pas kësaj, Efi kërkoi të dilte nga shtëpia duke thënë se nuk duron dot presion nga opinionistët që sipas saj e kanë personale me të.

“Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale. Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam pasur konflikte me këta dy njerëz. Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo”, u shpreh Efi.

LEXO EDHE: Debat i ashpër dhe akuza ndaj opinionistëve, Efi kërkon të largohet nga ‘Big Brother VIP’

Por, çfarë ka ndodhur mes tyre përveç përplasjeve që kemi parë në spektakël ‘live’?

Në rrjete sociale shoqja e Efit ka publikuar disa mesazh me të. Nga bisedat, Efi shprehet se është zënë keq me Zhaklinën dhe tregon se Zhaklina i është afruar në fytyrë duke ulëritur.

“U zura me Zhakun keq. Ua, më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbyt në dru. Injorante komplet, më hodhi kunjë ti që suporton dhunën e të pëlqejnë fishkëllimat”, shprehet Efi në mesazhin dërguar shoqes së saj, raporton “Panorama Plus”.

Është ky episodi, së cilit duket se Efi iu referua, duke kërkuar prej opinionistëve të flisnin edhe për atë çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë kamerave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]