fbpx

Efi dhe Mevlani janë larguar nga njëri-tjetri, ja komenti Filloretës

nga Revista Kosovarja

Treshja Filloreta-Mevlan-Efi kanë qenë gjithmonë në krye të debateve dhe keqkuptimeve të cilat kanë vijuar për një kohë të gjatë në studion e Për’puthen.

Filloreta ka qenë ajo e cila duke parë situatën e krijuar para disa kohësh midis Efit dhe Mevlanit ka marrë në konsideratë edhe largimin nga programi.

Pavarësisht se marrëdhënia Efi-Mevlan nuk është më e afërt, Filloreta nuk po hedh hapat e saj për të bërë për vete Mevlanin.

“Unë dua që nesër të mos jem në gjendjen e Efit. Nuk dua të jem lodra e dikujt se e vlerësoj veten time”, tha Filloreta.

Kjo gjë ka sjellë një distancim të Filloretës e cila shprehet se ka nevojë të qartësohet dhe të bindet për Mevlanin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]