Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Egla Ceno rrëfen momentet e vështira

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.

Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë.

Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete”, shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]