Egla tregon se ka një lidhje jashtë

nga Revista Kosovarja

Aktorja Egla Ceno ka ndarë sot me banorët një detaj të padëgjuar për sa i përket jetës së saj private.

Derisa po debatonte me banorët brenda shtëpisë së BBVA-s, ajo bëri të ditur se ka “një dashuri të madhe përjashta”.

“Do t’ju jap një ekskluziv në shtëpinë e Big Brother. Unë kam një dashuri shumë të madhe përjashta. Fakti që unë nuk jam kam treguar publikut nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam… jam shumë e dashuruar”, ka thënë Egla derisa debatonte me banorët aty brenda.

Pas këtij debati, ishte Liami i cili e provokonte aktoren duke i thënë se Egla po kërkonte një burrë.

Reagimi ishte i shpejtë i Eglës i cili iu kundërpërgjigj shpejt kësaj deklarate.

“Unë e kam një burrë, jo çdo gjë mund ta dini”, ishte përgjigjja e saj.

Egla Ceno, ka qenë një ndër banoret më të komentuara javëve të fundit brenda BBVA-s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]