Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për planet dhe projektet e saj muzikore që pritet t’i publikojë së shpejti.
Gjatë intervistës, Egli pyetet se ‘Me cilën kënga ajo do ta përshëndeste Gjestin’.
Egli u përgjigj me një deklaratë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve “Jemi dhe s’jemi, asgjë nuk kemi, jo jo”, shkruan “Kosovarja”.
Kjo frazë e shkurtër la shumë hapësirë për interpretime dhe u konsiderua nga fansat si një konfirmim indirekt i ndarjes së tyre. Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan, ku ndjekësit komentuan dhe spekuluan mbi fundin e raportit mes tyre.
Megjithatë, Egli nuk preferoi të futet në detaje të mëtejshme, duke lënë të hapur dyert për interpretimet e ndryshme.