Artistja Egli Tako ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë këngës së saj më të fundit, “Jetë”.
Në një postim ku shfaqet me një pamje tërheqëse para një muri, Egli shkruan:
“I keni dhënë jetë këngës JETË, ju dua! ❤️ Cila është pjesa juaj e preferuar?”.
Kënga “Jetë” po vazhdon të fitojë popullaritet në rrjetet sociale, duke u shpërndarë masivisht dhe duke marrë mijëra reagime pozitive.
Komentet e fansave janë të mbushura me dashuri dhe përkrahje, duke e kthyer këtë projekt në një tjetër sukses për Eglin.