fbpx

Egzona Gashi, shqiptarja që lë vulë në botën e së bukurës

nga Revista Kosovarja

Emri i saj tashmë njihet në vendin tonë për punën dhe përkushtimin në fushën e bukurisë.

Egzona është një zonjë që të mahnitë sapo ta shohësh, e më pas të merr zemrën me elegancën e të shprehurit dhe përkushtimin e madh profesional në fushën ku është aktive.

Fillimisht ajo kishte nisur të eksperimentonte me make-up mbi veten e saj, dhe më pas i postonte në Instagram ku e pritën mjaftë mirë.

Dhe jo vetëm make – up, ajo tani ofron shërbime të bukurisë, siç janë:  Vetullat me fije japoneze apo ndryshe të quajtur “microblading”, browlamination, lakim i qerpikëve, si dhe lashextensions, disa nga  trendet që tashmë po bëjnë bujë.

Egzona si një profesioniste e certifikuar në këtë fushë ka treguar rezultate të mrekullueshme tek çdo kliente e cila hyri në duart e saj, si dhe me produktet cilësore shihet ndryshimi drastik që realizon me artin e saj.

“egzona__brows” gjithmonë sjellin risi, lojëra dhe oferta nga më të ndryshmet për të qenë sa më shpërblyese për klientët e saj të rregullt.

Të gjitha informacionet e nevojshme mund ti gjeni në Facebook: @egzona__brows dhe Instagram: @egzona__brows 

Ndërsa, për ta vizituar studio gjendet në Prishtinë, tek kafet e vogla përball Che Bar.

https://www.instagram.com/p/Cgpxk4AI1kh/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]